Ka përfunduar seanca gjyqësorë për 45 të arrestuarit që u kapën gjatë megaoperacionit policorë antidrogë të koduar “Rrjeti” në Elbasan.
Gjykata e ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 35 persona, 3 me arrest shtëpie dhe 7 me detyrim paraqitjeje.
Kujtojmë se gjatë mega-operacionit “Rrjeti” nga 52 urdhër arrestet u ekzekutuan 45 dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Ditën e djeshme, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 nga të arrestuarit, arrest shtëpie për 8 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 3 të tjerë.
Ndërsa 5 nga 7 të shpallurit në kërkim dyshohet se janë larguar jashtë Shqipërisë. 11 prej tyre rezultonin të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.