JiL.al - Jeto i Lumtur

U kapën në “shtëpi bari” me qindra Bimë Kanabisi,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy emigrantë të paligjshëm janë burgosur pasi u kapën duke drejtuar një fabrikë gjigante kanabisi në një klub social të papërdorur. Gati 500 bimë me vlerë qindra mijëra paund u gjetën nga policia në 10 dhoma kur forcat e rendit bastisën ish-klubin Arundel në Blaenavon gushtin e kaluar.about:blank

Dyshja shqiptare Mikeljan Dusha, 27 vjeç dhe Dylber Selimllari, 28 vjeç, po “shfrytezoheshin” nga gangsterët për të rritur bimët, u tha në gjykatën e Cardiff. Të dy u përpoqën të arratiseshin nga një dritare kur policia u fut me forcë në ambientet e saj gjatë orëve të para të së dielës së 27 gushtit, por Dusha u rrëzua dhe kishte nevojë për trajtim spitalor për shkak të kaviljes së dëmtuar.

Hetuesi Peter Donnison tha se Policia ekzekutoi një urdhër pas informacioneve për një pronë të mbushur me kanabis. “Ishte i mbushur me kanabis në 10 dhoma dhe në katin e sipërm ishte një banesë ku banonin të pandehurit.

Këto dhoma banimi ishin të pastra dhe të rregullta dhe kishte një kuzhinë, banjë dhe tre krevate”. Të dy burrat, pa vendbanim fiks, pranuan përfshirjen në prodhimin e kanabisit, ndërsa avokatët mbrojtës thanë se ata ishin “të dëshpëruar për para” dhe ishin vendosur në ambiente nga të tjerët.

Duke i dënuar të dy me nga 27 muaj burg, gjyqtari Greg Bull u tha të pandehurve: “Ju të dy erdhët në këtë vend nga Shqipëria pasi keni hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Klubi social i njohur si Klubi Arundel u mor nga një grup njerëzish që ju vendosën ju atje.

Për të paktën tre muaj para arrestimit, ju keni marrë pjesë në kultivimin e kanabisit dhe 497 bimë u gjetën në faza të ndryshme të rritjes. Ju keni luajtur rolin tuaj në mbrojtjen dhe kultivimin e asaj kulture që mund të kishte prodhuar kanabis me vlerë qindra mijëra paund.”

Scroll to Top