U kthyen në tmerrin e vilave luksoze në Mikonos, e pësojnë

Jil
Jil
1 Min Read

Katër shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia greke pasi kishin vjedhur disa banesa luksoze në ishullin Mikonos. Mediat greke bëjnë më dije se një prej shqiptarëve ishte i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, si drejtues i një organizate kriminale hajdutësh.

Sipas informacioneve, drejtuesi i grupit ishte arratisur në vitin 2018 nga policia e Argjiropolit me nëntë të burgosur të tjerë. I riu i arratisur me tre bashkatdhetarë të tij, nga data 16 deri më 22 korrik kishin vjedhur pesë vila në Mykonos, nga ku kanë marrë shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë.

Por vjedhja e fundit që ata kryen i nxori zbuluar, pasi në një nga banesat që ata grabitën, kanë marrë edhe një palë kufje me valë. Pronari i tyre përmes një aplikacioni në celular, ka zbuluar vendndodhjen e pajisjes dhe të hajdutëve, dhe ka njoftuar policinë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *