‘U ndjeva…’, Rozana flet për raportin me Besën

Jil
Jil
2 Min Read

Rozana theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar përmes muzikës, sidomos kur bëhet fjalë për një skenë ndërkombëtare si Eurovision. “Atëherë m’u bë shumë qejfi që kënga e Festivalit të RTSH-së, u përfaqësua në gjuhën amtare, në shqip. Kur ti përfaqëson vendin tënd, Shqipërinë, ajo që na përfaqëson më së miri është gjuha dhe flamuri,” tha ajo.

Ajo rrëfeu gjithashtu se kishte shpresuar që kënga me të cilën ajo vetë ishte bashkëautore – së bashku me Kledi Bahitin dhe Darko Dimitrovin – do të shfaqej në Eurovision në formën që kishte fituar konkursin, por gjërat ndryshuan pa paralajmërim.

“Fatkeqësisht, është hera e parë që e them, pasi kënga fitoi në këtë konkurs, Besa Kokëdhima, pa na pyetur dhe pa na konsideruar si autorë të këngës, krijoi një tekst anglisht dhe përfaqësoi Shqipërinë, me një autor tjetër,” sqaroi Rozana.

E prekur nga ky vendim, këngëtarja nuk i fshehu emocionet: “Të them të drejtën, u ndjeva keq sepse është mirë kur merr pjesë në një kompeticion shqiptar dhe vendos të marrësh emra për të përfaqësuar më mirë veten dhe sapo hedh këmbën jashtë trevave ose jashtë kufirit shqiptar, ti preferon të zgjedhësh bashkëpunëtorë të huaj. Ndonjëherë duhet t’i qëndrosh besnik atij të vjetrit, sepse ai nuk të lëshon kurrë.”

Duke përmbyllur mendimin e saj, Rozana theksoi edhe njëherë vlerën e autenticitetit kulturor: “Dhe duhet t’i qëndrosh besnik gjuhës dhe vendit tënd, sepse për këtë po shkojmë, për gjuhën, për vlerat dhe të veçantat tona dhe për ato që dinë të bëjmë më mirë ne shqiptarët.”

Kujtojmë se Besa Kokëdhima përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Titan” vitin e kaluar, e cila megjithëse u mirëprit nga publiku, nuk arriti të kualifikohej për në finalen e madhe.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania