Ilnisa dhe Meritoni janë një nga dyshet që duket se janë drejt hapave për të krijuar një romancë brenda shtëpisë së spektaklit televiziv “BBVA3”.
Mirëpo ky afrimitet ka shkaktuar jo pak paragjykime, sidomos kundrejt Ilnisës.
Ndër komente dhe opinione të shprehura nëpër rrjetet sociale, shihet se Ilnisa gjykohet për faktin e të qenit nënë e një fëmijë, më e madhe në moshë se Meritoni.
E përsa i përket këtyre komenteve, familjarët e Ilnisës kanë bërë një reagim në profilin e saj të Instagram-it, ku kanë shkruar:
“Nuk kishte moment më të mirë se sa këto vargje të lexuara nga @mr.ledionlico për të treguar një realitet që të gjithë ne bashkëjetojmë dhe që fatkeqësisht sa pak e luftojmë! Një realitet që nxjer në pah ashpërsinë dhe brutalitetin dhe sulmon tërësisht PA CLASS, një femër, një nënë duke e gjykuar dhe duke i treguar se si qënia e saj, kinse qëka e ndaluar të përjetojë momente afeksioni, çiltërisie dhe që e bën të ndihet mirë.
Tërësisht vulgare shprehja se si një mashkull nuk ka çfarë të humbi, ndërkohë që një femër po… konkretisht Ilnisa! Konica ka thënë që njeriu është më i ligë se egërsirat (sidomos nëse tek tjetri sheh atë që i mungon). Për mua kjo shprehje duhet të ndryshojë sot! Mos të harrojmë që ne rrotullohemi rreth njëri tjetrit.
P.S Vargjet e lexuara janë të Arben Dukës së ndritur, por sa i japim rëndësi lapsuseve që të gjithëve na qëllon të ndodhin, le t’i japim pak kohë të menduarit se çfarë ato vargje tregojnë dhe nënkuptojnë