52-vjeçarja Agata Carbonara, e cila mbeti e plagosur në rrethana të paqarta, dyshohet nga një plumb qorr në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë natën e ndërrimit të viteve, u largua këtë të enjte nga Shqipëria.about:blank
Spitali i Traumës ku ajo po merrte mjekim që prej 1 janarit, njoftoi se turistja italiane ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe e stabilizuar.
52-vjeçarja u transportua me autoambulancë dhe ekip mjekësor drejt një helikopteri sanitar, me të cilin u dërgua për në Itali, sipas kërkesave të familjarëve.
Këta të fundit në mediat italiane janë shprehur të tronditur për ngjarjen e rëndë që u regjistrua teksa ajo festonte ndërrimin e viteve në Shqipëri.
Hetimet e deritanishme nuk kanë arritur të çojnë në identifikimin e personit që ka shtënë me armë zjarri.
Megjithatë hetuesit kanë përcaktuar se plagosja ka ndodhur nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia, sa kohë vrima e plagës është hyrje nga lart-poshtë.