Ta morën jetën engjëll i vogël,
Ju thaftë zemra dorës vrastare!
Me gjakun tënd ujiti tokën,
Askush s’ të pa, vuajte, a qave!
U prehsh në paqe, ti pafajsi
Asaj Parajse, ndriçofsh si yll!
Kjo botë e pisët nuk ish për ty
Këtu demonët janë me fytyrë!
Ti le një ferr, gjete qetësinë,
Ndriçofsh si diell në krah të Zotit,
Nuk qe për ty, kjo botë çmendinë,
Që çel papritur dyert e mortit!
Këtu demonët janë me fytyrë,
Shëtisin lirshëm, paçka mëkatit,
Ta marrin jetën dhe pa mëshirë,
Këtu asnjëherë s’ i dihet fatit!
U prehsh në paqe, ti pafajsi
Ndriçofsh si diell në krah të Zotit!
Ju thaftë zemra, kush vret fëmijë
Kush hap papritur dyert e mortit!
ARDJANA DRAGOJ
Jeto I Lumtur