U rrah me shkopinj deri në frymën e fundit, mediat greke publikojnë

Jil
Jil
1 Min Read

Mediet greke kanë publikuar një video të re të incidenteve të përgjakshme ku humbi jetën 29-vjeçari grek Michalis Katsouris.

Në fakt, në videon e SKAI-t, 29-vjeçari Michalis Katsouris (personi që tentontë arratiset me këmishën blu) shihet duke u goditur me shkop, pasi u godit me thikë, nga një grup huliganësh që po ndiqnin një grup miqtë e Katsouris.

Më pas ai vrapon dhe fshihet pas një frigoriferi akulloresh. Aty 29-vjeçari jep frymën e fundit dhe rrëzohet pas plagëve fatale qe mori me thikë.

Në të njëjtën kohë, të gjitha videot e celularëve të sekuestruar, si dhe pamjet nga kamerat e sigurisë së zonës janë në duart e policisë.

Duke qenë se arma e krimit nuk është gjetur ende, hetuesit që merren me çështjen besojnë se përgjigjet se kush qëndron pas vrasjes së të riut do të jepen nga mostrat e materialit gjenetik që do të mblidhen nga arrestuarit.

Megjithatë nga hetimet e deritanishme janë 5 persona të skeduar nga policia që konsiderohen të dyshuarit kryesorë për vrasjen.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *