Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së hënës në qendër të Selanikut ku pas një sherri ka humbur jetën një 50-vjeçari.
Mediat greke shkruajnë se një 50-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me një postier. Sipas mediave ndër të tjera thuhet se gjithçka ka ndodhur në mesditë e së hënës në pedonalen e “Agia Sofisë”, kur dy personat kanë debatuar me njëri-tjetrin.
Sherri dyshohet se ka nisur pasi viktima i ka bërë një vërejtje postierit për shkak se ky i fundit ka kaluar me motorin e tij në rrugën e këmbësorëve.
Në konflikt e sipër ai e ka goditur me grusht klientin, të cilit i ka rënë të fikët dhe me ambulancën e EKAV-ut është dërguar në spital. Fatkeqësisht 50 vjeçari ka humbur jetën këtë