U soll pa zemër nga Spanja në Shqipëri, ministria e Drejtësisë jep lajmin e mirë për familjen e Saimir Sulës

Jil
Jil
4 Min Read

Ministria e Drejtësisë ka dhënë këtë të diel njoftim mbi çështjen e Saimir Sulës, të riut që erdhi pa zemër nga Spanja në Shqipëri e më pas ndërroi jetë.

Zemra e tij do të kthehet në Shqipëri ndërsa dorëzimi do bëhet me praninë e përfaqesuesit të familjes dhe përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës, përfaqësuesin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë së Barcelonës.


“Çështja mbi shtetasin e ndjerë Saimir Sula është konsideruar me prioritet dhe vëmendje të veçantë nga Ministria e Drejtësisë, në cilesinë e autoritetit qendror në bashkëpunimin me autoritetet e huaja në fushën penale, duke transmetuar kërkesat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë drejtuar autoriteteve spanjolle. Kjo prokurori ka trajtuar menjeherë kërkesën për fillimin e procedimit penal në Shqipëri, dhe paraqitjen e letërporosisë tek autoritetet spanjolle te drejtësisë duke u kërkuar këtyre autoriteteve në menyrë të vazhdueshme nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, informacion për ecurine e ekzekutimit të letërporosisë si dhe përshpëjtimin e procedurës së ekzekutimit. Prokuroria paraqiti kërkesën e dytë për ndihmë juridike ku specifikisht kërkoi kthimin e zemrës së të ndjerit në Shqipëri. Për një kohë të konsiderueshme autoritetet spanjolle nuk u përgjigjen.
Ministri i Drejtësisë kërkoi dhe realizoi takimin me Ministrin e Drejtësisë së Mbreterisë së Spanjës, Në këtë takim i kërkoi me insistim angazhimin për të kërkuar nga autoritetet gjyqësore spanjolle ekzekutimin e letërporosisë së autoriteteve gjyqësore shqiptare. Për këtë qëllim, autorizoi përfaqësuesin e Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me prokurorin e çështjes për të zhvilluar takim në Barcelonë me Prokurorë pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe Prokurorë e çështjes. Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoj garanci për ruajtjen e organit dhe prokurori spanjoll i vuri në dispozicion kopje të vendimit të gjykatës se Barcelonës ku ishte disponuar mosasgjesimi i organit (zemrës) së të ndjerit Saimir Sula nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Më pas pritej vendimi për lejimin e riatdhesimit të zemrës.

Gjykata e Hetimit nr.16 në Barcelonë, mori vendimin dhe e përcolli pranë Ministrisë së Drejtësisë në datën 25 Maj 2023. Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë zhvilluar komunikime të vazhdueshme për detajet logjistike të kësaj procedure, rruga e transportit ajror, detar apo tokësor, mënyra e transportimit. Autoritet spanjolle në pergjigje të kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë në cilësinë e pikës së kontaktit dhe koordinatorit të këtij procesi, kanë dhënë informacion mbi këto detaje logjistike.

Për sa më lart Ministria e Drejtësisë i paraqiti sugjerimin për kryerjen e procedurave në Barcelone në datën 12 korrik 2023. Nëse autoritete spanjolle do jenë dakort mbetet vetëm marrja e lejeve tranziti nga të gjitha shtetet ku do kalojë automjeti
Ministria e Drejtësisë ka autorizuar përfaqesuesin e saj nga Drejtoria e Marredhënieve Juridiksionale dhe Bashkëpunimi Ndërgjygjësor, përfaqesuesin e Insitutit të Mjekësisë Ligjore, Prokuroria ka autorizuar Prokurorin e çështjes, 2 oficerë të policis gjyqësore nga Drejtoria e Marrëdhenieve Juridiksionale me Autoritetet e Huaja dhe përfaqesuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrit.
Të gjithë përfaqësuesit e lartpërmendur me praninë e përfaqesuesit të familjes dhe përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës, përfaqësuesin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë së Barcelonës do të kryejnë procedurën e dorëzimit dhe marrjes në dorëzim të organit.”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *