U takua me Xhenetën, G Bani zbulon lidhjen e tyre

Editor
2 Min Read

G-Bani ka zbuluar më shumë detaje nga takimi që ka pasur me Xhenetën pak javë më parë. Teksa ishte i ftuar në podcastin e Meriton Mjekiqit, ai zbuloi se vite më parë ka punuar në restorantin e të afërmve të Xhenetës.

Pyetja– Cila është e vërteta e takimit tënd me Xhenetën, pasi ka pasur shumë
aludime në rrjet?.

G Bani: Kur e takova Xhenetën para disa ditësh, nuk e takova me atributin e gjinisë së bukur, por e kam takuar në atributin e një motre. Sepse unë babain e saj e njoh, kam punuar në restorantin e dajave të Xhenetës, në Malmo, në Suedi. Kam punuar rreth një vit aty, kur kam qenë i dënuar me detyrim paraqitje në Suedi dhe duhej të tregoja një dimension të karakterit tim më të ligjshëm. Ia njoh babain dhe nënën Xhenetës, kështu që e kam takuar si motër.

Pyetje– Çfarë keni biseduar me Xhenetën?

G Bani: Emri i Gjestit u përmend në bisedë. Do të ishte hipokrizi, do të ishte gënjeshtër e madhe të thonim që nuk është përmendur. Njerëzit kujtojnë se unë u përjashtova nga Gjesti. Unë nuk u përjashtova prej Gjestit, u përjashtova për gjestin që bëra unë kundrejt Gjestit. Nuk ishte faji i Gjestit, ai tha çfarë tha, ajo lojë nervash është. Gjesti është një djalosh që për mendimin tim, i shet të gjitha, traditën, besën, të tëra për lojën e vet. Unë nuk kam nevojë t’i vërtetoj militantëve ose fansave të Gjestit se sa e kam dashur dhe sa e kam përkrahur unë, sepse veprat flasin vetë, ka video që kush do që t’i shohë, i shikon.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al