U trafikua nga kufiri i gjelbër i Shqipëria, policia greke kap

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngarkesë me marijuanë që vinte nga Shqipëria është kapur nga policia greke. Operacioni u zhvillua mesditën e kësaj të shtune në rrugën “Egnatia” në afërsi të vendit të quajtur “Dodoni” në hyrje të Janinës. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 64 pako me 70 kg e 400 gram marijuanë.about:blank

Policia helene sqaron se është arrestuar drejtuesi i mjetit, për të cilin policia greke ende nuk bën të ditur shtetësinë dhe moshën.

Operacioni është zhvilluar pas një informacioni të siguruar nga antidroga e Patras për lëvizjen e një sasie të madhe droge nga kufiri gjelbër i Shqipërisë për në Greqi, ndërkohë që hetimet do i kryejë Prokuroria e Janinës.

Policia greke bën me dije se çmimi i marijuanës në Greqi është rritur e tashmë varion nga 2000-3000 euro/kg. Prej fillimi të vitit policia greke ka sekuestruar mbi 1.2 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *