U vra aksidentalisht nga makina e mishit

Jil
Jil
2 Min Read

Një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën aksidentalisht mbrëmjen e së premtes në Greqi. Lubjana Baçevani, vdiq tragjikisht pasi u pre nga një pajisje e mishi në një dyqan kasapi, ku kishte shkuar bashkë me vajzën e saj, e cila pa skenën e tmerrshme. Mediat greke raportojnë se policia arrestoi pronarin e biznesit, pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasje nga pakujdesia.

Trupi i gruas fatkeqe u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.

Nëna e saj është në shok. “Në orën 9 e kanë marrë për të shkuar në punë dhe në orën 10 ka ardhur lajmi”, i tha ajo një personi të afërt. Në të njëjtën kohë, të afërmit e saj po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti. “Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”, tha një i afërm i gruas për protothema.gr.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar , kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *