U vra me 16 goditje me thikë, detaje të reja nga vrasja

Jil
Jil
3 Min Read

Pothuajse dy vite pas vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar Xhovan Pepaj në Britani, mediat vendase kanë zbuluar detaje të reja.

Ngjarja ndodhi më 4 dhjetor të vitit 2021, në fermën e kanabisit në Kent, ku Xhovan Papaj u qëllua për vdekje nga disa persona pas një sherri.

Sipas mediave, raporothet se Papaj kishte telefonuar një punonjës të sallës operative të policisë gjatë sherrit, i cili dëgjoi në telefon vrasjen e të riut shqiptar.

I riu u godit për vdekje 16 herë me thikë, nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e kanabisit, në një banesë të fortifikuar.

Të akuzuar për vrasjen e shqiptarit janë Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Steëart, 19 vjeç, dhe Bartosz Malaëski, 28 vjeç, të cilët janë shpallur fajtor për vrasje. Ndërsa oficerët e policisë akuzuan gjithashtu Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, Mohammed Miah, 25 vjeç dhe Nathan Turner, 28 vjeç, si bashkëpunëtorë të një komploti për të grabitur fermën.

Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, mësohet se i riu shqiptar, telefonoi policinë dhe qëndroi në linjë për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke iu treguar se çfarë po ndodhte.

“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët, zhurmat dhe britmat e viktimës pak para se të vdiste. Xhovan Pepaj u dhunua fillimisht dhe më pas u sulmua për vdekje,ndërkohë që një prej autorëve dëgjohet duke thënë se tashmë ai ka vdekur”, shkruan DailyMail.

Prokurori tha se banda, u fut në shtëpinë ku qëndronte 25-vjeçari shqiptar me disa makina në mes të natës për të vjedhur kanabisin.

“Ata u futën në banesë në orën 03:24 dhe në atë kohë, Pepaj fillimisht mori në telefon ortakët e tij, të cilët mbërritën rreth 10 minuta më vonë. Por sipas prokurorit, grupi i shqiptarëve që kishin nën pronësi fermën me kanabis nuk arritën të kalonin nga dera e kyçur, që ishte vendosur në fillim të shkallëve për të mbrojtur aktivitetin e tyre. Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Steëart and Malaëski, të cilët e goditën për vdekje 25-vjeçarin. 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu edhe policisë ”, shpjegoi Prokurori.

Disa minuta më vonë, thuhet se njëri nga autorët i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku, të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”.

Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë edhe disa javë, deri sa për ta të jepet dënimi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *