U vra për një vend parkimi, dalin pamjet nga ekzekutimi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kanë dalë pamjet nga momenti i vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Greqi.

Sipas  mediave të huaja, vetëm nëntë sekonda i kanë mjaftuar 68-vjeçarit në Pire, për t’i marrë jetën shqiptarit, pas një konflikti për vendin e parkingut, shkruajnë mediat greke.

Mësohet se pas një debati mes tyre, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, pasi 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.

“Mbarova me ty, tani mbarova me ty”, thuhet se ka bërtitur autori, pasi ka qëlluar 39-vjeçarin shqiptar, baba i tre fëmijëve.

Pas përplasjes me njëri-tjetrin, 68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë, ku dhe e ka qëlluar shqiptarin dy herë në kokë. Ky i fundit, nuk e ka parë autorin qe ishte me parë, pasi ndodhej pas një makine, shkruajnë mediat greke.about:blank

Menjëherë pas ngjarjes,  68-vjeçari është dorëzuar në policinë greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.

Scroll to Top