JiL.al - Jeto i Lumtur

“U zgjova në spital e pashë…”, zbardhet letra e 26-vjeçares

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Opinioni publik u shokua pas publikimit të rastit të rëndë në Vlorë, ku një 26-vjeçare u drogua dhe u përdhunua nga 3 persona.

Pas gjithë komenteve të bërë për ngjarjen, vajza ka vendosur të shkruajë një letër drejtuar përdhunuesve të saj, por mbi të gjitha gjithë publikut.

Ajo ka folur në një intervistë televizive ku është shfaqur pa treguar fytyrën, zgjedhje për të cilën tha se e ka bërë jo se ka faj për çfarë ka ndodhur, por për shkak të opinonit të njerëzve, ndërsa tha se askush nuk do shkelë mbi dinjitetin e saj.

“Kam vendosur të dal sonte këtu pa fytyrë për shkak të opinionit të njerëzve por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar aq sa kam qënë e vetëdijshme, nuk gënjej sepse akoma e kam parasyve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënë time por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur nuk më pyeti se si jam, por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë dhe unë normal që kam frikë, që ata kanë njohje, kanë lekë dhe njohin njerëz, ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat. Por nuk do shkelin kurrë dinjitetin tim siç u munduan të ma shkelin. Do vazhdoj të them të vërtetën, kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë dhe më kërcënojnë, kurrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë, prandaj do të bërtas për të vërtetën time.

 Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse nga njerëz që nuk i njoh, i falënderoj.”– tha ajo.

Scroll to Top