U zhduk pas sherrit në familje, gjendet i vdekur burri

Jil
Jil
1 Min Read

ITALI-Gjendet i vdekur 47-vjeçari i zhdukur të dielën e kaluar nga komuna e Comunanza-s, në provincën e Ascolit.

Burri, me origjinë shqiptare, ishte larguar nga shtëpia pas një debati familjar.

Të hënën në mëngjes gruaja e tij ngriti alarmin dhe denoncoi në polici largimin e tij.

Telefoni i burrit, i cili fillimisht ishte ndezur, i kishte drejtuar menjëherë shpëtimtarët në zonën e Montegallo, midis fshatrave Uscerno dhe Propezzano.

Operacionet e kërkimit, të kryera gjithashtu me përdorimin e dronëve, njësitë e qenve dhe një helikopter, kanë vazhduar edhe këtë natë dhe janë forcuar mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat italiane.

Furgoni i burrit u gjet pranë liqenit Gerosa, midis provincave Ascoli Piceno dhe Fermo, trupi i të zhdukurit u gjet disa metra larg vendit, ku ai kishte parkuar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *