Ukraina sulmohet nga dronët rusë, vritet një person

Editor
1 Min Read

Territori ukrainas u sulmua gjatë natës nga dronët rusë, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës më 27 dhjetor. Guvernatori i rajonit të Odesës tha se një 35-vjeçar u vra nga mbetjet e një droni të rrëzuar në një zonë banimi.about:blank

Ministria e Brendshme tha se katër të tjerë, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, u plagosën. Këto sulme përfunduan në orët e hershme të mëngjesit të 27 dhjetorit.

Forcat ajrore thanë se dronët u lëshuan nga Gadishulli i Krimesë, i pushtuar nga Rusia, dhe nga rajoni jugperëndimor i Krasnodarit të Rusisë. Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. REL

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *