JiL.al - Jeto i Lumtur

Ulja e temperaturave reshjet e dëborës në vend

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve për shkak të motit të keq dhe ngricave në rrugë.

Policia gjithashtu ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu dhënë ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, veçanërisht në akset rrugore malore që janë përfshirë nga reshjet e borës.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në detyrë në të gjitha akset rrugore të cilat janë të kalueshme.

Firmat kontraktore po hedhin kripë në të gjitha akset rrugore, me qëllim që të mos krijohen ngrica dhe akull për shkak të rënies së temperaturave.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Për çdo problem kontaktoni në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top