Ulje temperaturash dhe reshje shiu gjatë javës

Jil
Jil
2 Min Read

Java e parë e Nëntorit ka sjellë motin tipik vjeshtak pas ditëve me diell gjatë Tetorit. Reshjet e shiut, karakteristike për stinën kanë qenë të pranishme sidomos gjatë fundjavës ku skaji i stuhisë Ciaran preku edhe Shqipërinë duke shkaktuar një mot të paqëndrueshëm.about:blank

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave përmbledh parashikimin e motit javor për “Rudina” i cili do të rikthejë reshjet pas dy ditëve të para të javës. Fatmirësisht, nuk pritet që të prekemi sërish nga stuhi të tjera të fuqishme.

Anira Gjoni: Duke qenë se jemi në muajin Nëntor, është edhe muaji i fundit i vjeshtës, bëhemi gati për dimrin dhe sigurisht nuk mund të mungojnë reshjet në formën e shiut apo të dëborës. Muaji Nëntor gjithmonë ka karakteristikë sasinë e reshjeve që ai merr kështu që parashikojmë që ky muaj të jetë i shoqëruar me reshje herë pas here. Në fundjavë u prekëm edhe ne nga skaji i ciklonit “Ciaran” dhe pasojat ishin të dukshme edhe mbi vendin tonë pasi kishim reshje me intensitet të shtuar dhe erë të fortë. U përmbyll fundjava duke i lënë ditëve me kohë më të mirë siç ishte dita e sotme. Do të vazhdojmë edhe ditën e martë me të njëjtat temperatura dhe me mot të kthjellët. Ditën e mërkurë presim të kemi rikthimin e reshjeve të cilat do të mbulojnë të gjithë territorin e vendit, do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht shkojnë deri intensive, kryesisht në qarqet e veriut.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *