“Jeto I Lumtur.al” uron: Gëzuar Pavarësinë Kosovë!
Ali Podrimja -UNË, BIRI YT, KOSOVË
Unë, biri yt, Kosovë
t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat,
erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha,
caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt. Ali Podrimja
Jeto I Lumtur