Debatet mes ish-konkurrentëve të “Big Brother VIP 2”, vazhdojnë edhe pas përfundimit të reality show-t.
Arsyeja pse Olta Gixhari la garën një muaj para finales shkaktoi debat mes Ronaldo Sharkës dhe aktores.
Në “Post Big Brother”, Ronaldo tha se nuk beson që Olta la shtëpinë për djalin e saj, ndërsa aktorja e kundërshtoi dhe i kërkoi mos ta vërë në diskutim këtë fakt. Në debat ndërhyri Luizi Ejlli.
Pjesë nga debati:
Olta: Unë e di që gjatë kohës që unë kam qenë brenda në shtëpi, ti më ke sharë dhe çfarë nuk ke shpifur për mua dhe nuk të kam thënë gjysmë fjale. Por kam ardhur dhe të kam përqafuar.
Ronaldo: Ti gjatë gjithë kohës manipulon situata
Olta: Unë realisht i kam lënë të gjitha gjërat brenda në shtëpi. Unë i kam folur banorëve këtu. Për sa i përket daljes sime, mos guxo ta diskutosh më arsyen e daljes sime.
Ronaldo: Arsyen, unë kam guximin ta komentoj
Olta: As nuk dola me zarf të zi, as me zarf të kuq, as nuk u eliminova. Por dola për arsye jashtë mase të fortë nga ajo shtëpi. Dola si zonjë me këmbët e mia.
Luizi: A je penduar sot për daljen që ke bërë? Hiqe pjesën e djalit, ajo është gjë e shenjtë… Kur pe se kush shkoi në finale, kishe ndonjë lloj pende?
Olta: Jo, të betohem që jo. Daljen time e kam menduar 10 ditë. Kam vuajtur
Luizi: Nuk dua të jem arrogant, por kur ke dalë, ke parë që Luizi e paska të fituar dhe prandaj flet kështu
Olta: Po them të njëjtat gjëra që kam thënë atë ditë në studio me Arbanën kur nuk kisha as celular në dorë, asgjë
Luizi: E dije se kush do të ishte në finale
Olta: Nuk më interesonte
- Më të lexuarat
- Ja çfarë tha Luizi për Jorin, nuk pritej
- “Zhaklina të lutem boll”/ Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes, i kërkon të ndërpresë…
- “S’më intereson mendimi yt”, “S’më duhet karakteri yt”, përplasje mes Efit dhe Zhaklinës
- Publiku i doli kundër pasi bllokoi Kiarën në lavaman, Luizi: Faji ishte i…