
Ai ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër…
Ronaldo: Cilat janë disa nga thashethemet më të çuditshme që ke dëgjuar për veten tënde?
Laert: Unë rezultoj i martuar, kam një vilë me pishinë në Athinë, pastaj rezultoj që kam fëmijë… Ka pafund.
Ronaldo: Ti nuk ke fëmijë?
Laert: Jo, me sa di unë.
Ronaldo: Artistët e kanë të zhvilluar intuitën, e ndien që mund të kesh ndonjë fëmijë diku?
Laert: Po. Shpeshherë është ajo që e quajnë déjà vu në psikologji… Shoh një skenë të përsëritur gjithmonë, që vjen një person që ti e ke harruar fare, nuk përbën më gjë në kujtesën tënde, nuk është më as lajm. Dhe thotë: “E sheh? Është i yti!” Shumë e bukur, apo jo? Mendoje pak!
Ronaldo: Do të doje të ndodhte si skenë?
Laert: Po, shumë. Mendoj ngarkesën emocionale. Ti e sheh dhe nëse edhe të ngjan, do ishte perlë.