Urbani përplaset kokë më kokë me taksinë raportohet për të

Jil
Jil
1 Min Read

Mëngjesin e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident I rëndë në Kosovë, ku një urban është përplasur më një taksi.

Mediet në Kosovë raportojnë se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Siç duket nga pamjet  urbani është përplasur kokë më kokë me taksinë. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *