Gazetari Armand Bajrami tha se Artan Tafani është kthyer në një të penduar model të drejtësisë, pasi ai ka treguar të dhëna shumë të rëndësishme për shumë ngjarje kriminale.about:blank
Bajrami zbuloi gjithashtu se si Artan Tafani i njohur ndryshe edhe si Marjus Tafani ra në duart e policisë e cila e kishte shpallur në kërkim që prej dy vitesh.
“Prokuroria e Elbasani e ka pasur të shpallur në kërkim Artan Tafanin që prej tetorit të 2021 për shkak se ai ka qenë kontakti i fundit i Alban Semakut, i cili është ekzekutuar më 17 tetor 2021 në Peqin. Hetimi i rastit kishte pamje filmike ku Artan Tafani ndodhej në të njëjtin mjet me të. Në fillim prokuroria e Elbasanit kërkoi pyetjen e tij si person që mudnd të kishte dijeni për fatin e Semakut.
Ai nuk i është përgjigjur thirrjes së drejtësisë dhe automjeti i përdorur për transportimin e Semakut nga Lushnja në Peqin, nuk është gjetur as sot nga drejtësia. Kjo ngjalli dyshime. Ai u shpall në kërkim në 2021. Disa muaj më parë ai u shfaq në zonën e Astirit në Tiranë, ku u bë protagonist i grabitjes, u identifikua nga policia e Tiranës dhe më pas u bë shkëmbimi i informacionit.
Me arrestimin e tij, Tafani u ballafaqua me prova konkrete që e përfshini në vrasje. Përballja me dënimin e rëndë që e priste dhe taktikat e policisë e kanë tërhequr në bashkëpunim dhe ai ka treguar detaje për të gjitha ngjarjet e tjera. Ai është i penduari model, pasi Tafani ka dhënë detaje shumë të rëndësishme lidhur me këto ngjarje”,-tha Armand Bajrami.