JiL.al - Jeto i Lumtur

Vajza del në dritaret e mjetit në rrugët e Elbasanit, policia gjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Elbasanit ka gjetur dhe gjobitur rëndë një drejtues mjeti në dritaren e të cilit kishte dalë një vajzë ndërsa makina qarkullonte në rrugë.Video u shfaq në rrjete sociale dhe kaq ka mjaftuar që policia të nisë ‘gjuetinë’ ndaj shoferit.Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan:Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një pasagjere që kishte dalë në dritaren e automjetit gjatë kohës që automjeti ishte në lëvizje, ju informojmë se:Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar pronarin e tij, me masën https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative 6000 lekë të rinj, bazuar në nenin 167, pika 9, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

Scroll to Top