Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast rrëmbimi, i cili ka ndodhur në Viti.
.
“Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje.
Ankuesi nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj.
Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë