
Ai mbrëmë (e shtunë) vendosi që të largohej nga një lojtar i vetëm me Valbona Mhillin dhe të shkonte në një nominim kokë me kokë me të.
E kjo natyrisht se nuk u prit mirë nga gazetarja, e cila ka shprehur një pëlqim për të dhe krijoi një afrimitet të madh me aktorin.
Derisa po qëndronin sot (e diel) në oborr, në sfond dëgjohet një këngë e Lyrical Son, MC Kreshës dhe Ledrit “Menemadhe”, ku vargjet e së cilës i shfrytëzoi Valbona për ‘diss’.
“Të përshëndes Laert, hajde Laert. Ti me mua ke hy në gjynah, çdo natë në ëndërr ke me më pa”, i tha ajo.
E nga ana tjetër Laerti u mundua që ta injoronte këtë moment, ku në oborr ishte edhe Gjesti me Eglin.
Pritet të shihet se kush do të dalë nga ky televotim i fortë i së martës.