I varur nga droga, djali vret babanë e tij

Jil
Jil
1 Min Read

Një krim brenda familjes ka tronditur Italinë.

Në Cavernago, Bergamo, një burrë tridhjetë vjeçar goditi me thikë babanë e tij, 64-vjeçarin Umberto Gaibotti, në kopshtin e shtëpisë së tyre.

Vrasja ka ndodhur në kulmin e një sherri, mes prindit dhe fëmijës. Alarmi u dha nga fqinjët të cilët dëgjuan klithmat, por kur ndihma mbërriti në vend nuk mund të bënin asgjë më shumë për burrin. Djali është marrë menjëherë nga policia.

Viktima ishte ndarë nga gruaja dhe jetonte me djalin e tij. Kryetari i bashkisë së Cavernago, Giuseppe Togni, foli për një “tragjedi të paralajmëruar”.

Gjatë muajve të fundit, tridhjetë vjeçari në fakt kishte dhënë shenja të ndryshme paqëndrueshmërie, për shkak të varësisë nga droga.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *