Vazhdon alarmi nga moti i keq në Greqi! Tjetër viktimë

Jil
Jil
2 Min Read

Për të dytën ditë moti i keq në Greqi, po vazhdon të shkaktojë dëme të mëdha. Një situatë e rëndë vazhdon në Volos, Kardita, Fthiotida dhe Evia. Pas vdekjes së një 70-vjeçari blektor ditën e djeshme, sot është gjetur e pajetë një 87-vjeçare në zonën e  zonën e Paltsit në Magnezi. Sipas mediave greke, ajo është gjetur në një grumbull drush.

Për shkak të reshjeve intensive janë shkaktuar përmbytje, duke detyruar autoritetet të vijojnë me evakuimin e fshatrave, ndërkohë që është dashur të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të autostradës Larisa-Kardicë.


Në Sofiadë janë evakuuar 200 banorë me ndihmën e varkave. Fusha e Domokosit është përmbytur, pasi të gjithë përrenjtë janë fryrë. Shumë magazina dhe shtëpi fermerësh janë përmbytur.about:blank

Njëkohësisht banorëve të Paleohorit dhe Kranisë u është kërkuar të jenë gati, pasi ka shumë gjasa që edhe në këto zona të jepet urdhër evakuimi. Në të njëjtën kohë, banorët e Magoula, banesat e të cilëve janë përmbytur, janë urdhëruar të mblidhen në sheshin e fshatit. Në Trikalla pak para orës 11:30 është dërguar mesazhi për ndalim qarkullimi në të gjithë njësinë rajonale.

Sipas dëshmive të banorëve të fshatit Pirgos, uji në fshat ka arritur në 1.5 metër, për pasojë flitet për shkatërrim total të banesave, makinave, bizneseve dhe dëme të pallogaritshme.

“Jemi të shkatërruar. Uji mori gjithë prodhimin e fiqve. Kudo që të shkelim fundosemi. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe frika jonë është për lumin e madh Xeria. Nëse reshjet vazhdojnë, i gjithë Istiaia do të zhytet në ujë”, thonë të dëshpëruar kultivuesit e fikut për median greke evima.gr.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *