JiL.al - Jeto i Lumtur

Vazhdon kriza mes Luizit dhe Kiarës: Nuk më do më? Je duke dhënë material për…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Situata e marrëdhënies mes Luizit dhe Kiarës ditën e sotme duket se vazhdon të jetë e tensionuar, edhe pse cifti ka pasur mundësinë që ta flasin mes tyre atë që ka ndodhur dhe po përjetojnë, megjithëse biseda duket se ka “ngecur” në të njejtin stad si në mbrëmjen e djeshme. Kështu, dje Luizi i kërkoi faljen e aq shumë kërkuar moderatores, e cila megjithtë vazhdoi t’i mbante qëndrim dhe të mos rikthehet në “krahët” e tij, të paktën si normalisht.

Ndërkohë pasditen e sotme, teksa qëndronte i shtrirë në krevat dhe i distancuar nga të tjerët, këngëtari i ka kërkuar partneres së tij që t’i bëj gati rrobat pasi po mendonte daljen nga shtëpia, kërkesë kjo që i ka hapur rrugën një tjetër bisede mes tyre, por që më shumëi konfuzoi se sa i dha zgjidhje situatës.

Kështu, Luizi u shpreh se qëndron i vecuar dhe jo aktiv pasi nuk ndihet “mirë shpirërisht”, gjë për të cilën Tito tha se “ndihet keq”, por nuk është detyra e saj që “t’i shërojë shpirtin”.

Nga ana tjetër, Kiara po ashtu i ka thënë partnerit se ‘nuk i pëlqen si po e menaxhon këtë situatë”, ndërsa i është dashur edhe t’i përgjigjet pyetjes “Nuk më do më?”.

Po ashtu, Luizi i ka ripësëritur dëshirën për ta mbyllur diskutimin për lojën dhe shkakun që i solli deri në këtë pikë dhe që mund ta sqarojnë jashtë, gjë që Kiara shprehet se nuk mund ta bëjë dot, pasi ka edhe përgjegjësi të tjera dhe aktualisht ka nevojë për kohë që të mendojë gjithcka dhe është një “lëmsh”. Megjithatë, këngëtari duket se nuk i pëlqen më ky diskutim dhe e konsideron si “material për kamerat”, duke qenë se është i mendimit se kjo situatë i bën shumë dëm atyre dhe mënyrës si e shohin banorët e tjerë dhe publiku.

E panevojshme të thuhet se situata ka sjellë më shumë tension, aq sa në një moment pas këtij diskutimi, Luizi ka vendosur të mos i flasë më Kiarës.

Scroll to Top