Dy ditë më parë ndërroi jetë gazetari dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, në Kosovë, Arton Turkaj. 38-vjeçari mësohet se ka humbur jetën si pasojë e një ataku në zemër.about:blank
Turkaj ishte autor dhe moderator i disa programeve radio dhe televizive.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook, Imami i xhamisë Dine Hoxha, Ahmed Kalaja thekson se gazetarit Arton Turkaj, i ra infarkt sepse u tall me zotin.
Gjithashtu Kalaja në postimin e tij shkruan se Zoti komandon zemrën dhe me të nuk duhet të tallemi, duke lidhur kështu shkakun e vdekjes së gazetarit me deklaratën e tij ironizuese.
“Po mos u tallni me Zotin; se të len zemra diku …Zemrën e komandon vetë Ai, Zoti… e jo vetë njeriu. Zini mend! Qoftë mësim për të tjerët! Amin!”-shkruan Kalaja.