Vdekja e kamarierit në Sarandë, gjykata jep vendimin për

Jil
Jil
1 Min Read

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për Lulzim Allkushin, personi i cili montoi ashensorin në lokalin, ku humbi jetën aksidentalisht një 17-vjeçar në qytetin e Sarandës.about:blank

Prezentë në seancën gjyqësore ishin krahas gjyqtares Suela Xhani dhe dy prokurorët Aurora Hajno dhe Silvana Belishta.

Mbi të paditurin Allkushi rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Katër vite më parë, 43-vjeçari kishte ndërtuar në mënyrë artizanale ashensorin në subjektin e Spiro Iljadhit, ku ndërroi jetë aksidentalisht 17-vjeçari Antonio Delilaj.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Allkushi ishte i palicencuar dhe kishte sajuar një pajisje të ngjashme me ashensorin për transportin e mallrave në depon e magazinës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *