Gazetari Eni Ferhati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se zbardhja e plotë e ngjarjes lidhur me kenianen Joy Ayoko është shumë e vështirë pasi ditën e parë nuk është bërë një analizë cilësore.
Edhe sot që flasim, sipas Ferhatit nuk ka asnjë provë të mirëfilltë që të vlerësohet si vrasje dhe jo vdekje aksidentale.
“Nuk janë kryer aspak procedura standarde do thosha. Është vlerësuar si një aksident, pastaj ka ndodhur një vështirësi tjetër që viktima, Joy është gjetur 24 orë pasi mendohet që të ketë rënë nga kati i tretë i hostelit ku qëndronte bashkë me disa vajza të tjera,” – u shpreh Ferhati.
Joy Ayoko, u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit në rrugën “Pandeli Evangjeli” më 13 gusht 2022. Ajo u shtrua në spitalin e Traumës.
22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E r eja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.
6 personat që u morën në pyetje për ngjarjen e rëndë, përfshirë këtu shoferin e kazinosë ku e reja punonte dhe vëllain e tij, u lanë të lirë.
Shoferi Rodin Barçi ka deklaruar se me 22-vjeçaren kishte patur një marrëdhënie intime e cila kishte përfunduar përpara se të ndoshte rrahja barbare e saj. Kujtojmë se të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinos.
- Më të lexuarat
- Gara e fortë mes katër finalistëve të “BBVA”, produksioni del me kërkesën e veçantë ndaj ndjekësve të Luiz Ejllit…
- Luizi dhe Kiara drejt martesës, Zhaklin Lekatari ka ‘dy fjalë’ për çiftin e…
- Ngjarje e rëndë/ U zunë për ballkonin, fqinji godet me çekiç 55-vjeçarin (EMRAT)
- Transportonin emigrantë të paligjshëm me “Range Rover”-a, e pëson keq 27-vjeçari shkodran, shpallet…