Vdekja tragjike e Dwamenas në fushën e lojës, flet mjeku i

Jil
Jil
2 Min Read

Mjeku i urgjencës që ishte pjesë e stafit që trajnuan futbollistin ganez Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë në fushën e lojës në Rrogozhinë, tha se 28-vjeçari kishte mbërritur në spital me “kodin e zi”, pra pa parametra jetësorë.about:blank

Komentet mjeku i bëri përmes një interviste në EuroNews Albania, ku tha se të riut i është dhënë ndihma e duhur dhe në kohë rekord, pavarësisht se nuk u arrit t’i shpëtohej jeta.

Ai shtoi gjithashtu se do të jetë mjekësia ligjore që do të thotë fjalën e fundit për shkakun e vdekjes, pas ekspertizës mjeko-ligjore.

“Pacienti në spital erdhi me kodin e zi, pa frymëmarrje, pa aktivitet kardiak. Ka ardhur gjatë orës 02:10. Ne u lajmëruar rreth orës 02:00 dhe i kishim marrë të gjitha masat, por nuk u arrit. Ishte I pashpresë. Ambulanca e Rrogozhinës i ka të gjitha mjetet e duhura.

Ne i bëmë reaminim, frymëmarrjen, të gjitha, respektuam protokollin mjekësor për këto raste. Atij i ka ndodhur në fushë, fjalën e fundit e thotë mjekësia ligjore, pasi të bëhet ekspertiza mjeko ligjore.

Për mendimin tim i është dhënë ndihma e duhur që në vendin e ngjarjen. Ka ardhur në një kohë rekord. Më shpejt se kaq nuk mundet, por kur ka ardhur këtu ka ardhur pa parametra jetësorë”, është shprehur mjeku i urgjencës së Rrogozhinës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *