JiL.al - Jeto i Lumtur

Vëllai i 30-vjeçares zbulon detaje nga takimi në Prokurorinë e

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli, me anë të një reagimi në “facebook” ka bërë të ditur  se ka zhvilluar një takim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku u informuan rreth tragjedisë, ku mbeti e vrarë motra e tij.about:blank

Leonardi, shkruan se kanë rënë dakord me Prokurorinë që të kenë takime të rregullta informuese, brenda kuadrit ligjor.

Ai shton se takimi iu lehtësoi dhimbjen dhe i ofroi siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.

Postimi i plotë:

 Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji.

Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.about:blank

U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese.

Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.about:blank

Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale.

Scroll to Top