“Vëllai i Madh” tronditi banorët, teksa në shtëpi hyri një tjetër zarf i zi.
Bullizmi, sjellje dhe fjalë të patolerueshme që janë hasur në shtëpi, bënë që nominimi të anulohej, teksa pritet të merren masa ndëshkuese. Cili/ët banor/ë do dënohet/n?
Kujtojmë se një ditë më parë, por dhe gjatë mbrëmjes që lamë pas ka patur debate të shumta mes banorëve.
Gjesti ka pasur një konflikt të fortë me Jozin dhe G-Banin, me këtë të fundit që i ka përmendur edhe anëtarët e familjes së Gjestit, duke i përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke shtuar edhe më shumë tension në situatën.
Megjithatë, Gjesti ka reaguar me qetësi ndaj ofendimeve, edhe pasi Jozi i ka hedhur ujë mbi kokë, duke intensifikuar edhe më tej përplasjen. Më pas, G-Bani e ka ndjekur dhe janë “përplasur” kokë më kokë, duke bërë që tensioni të arrinte nivele të reja.
Debate në shtëpi kanë patur dje edhe Livia me Amber, ku është përdorur një fjalor aspak i këndshëm si “zhgarravinë, pornografike”. Gjithashtu Livia ka debatuar edhe me Loredanën.
Amber është nervozuar pasi në banjë kishin vendosur emrin e saj, por ende nuk dihet se kush e ka bërë atë veprim. Gjithashtu Amber ka patur debat edhe me Rozanën, të cilës në një moment i thotë ‘klouni i shtëpisë’, nga ana tjetër këngëtarja i drejtohet ‘e bukura e shtëpisë ti’.
Gjesti gjithashtu ka patur debat mbrëmë edhe me Xumin. Gerti nga ana tjetër ka patur një debat të ashpër me Bernardin, të cilit i tha “skuth, ti të ha pas shpine. Ti kur të vendos dorën në krah të vret”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.