JiL.al - Jeto i Lumtur

Vendimi për Belerin, reagon Ministria e Jashtme greke

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të gjykatës për kërkesën për lirim të kryetarit të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri me një deklaratë të shkurtër për shtyp, në faqen zyrtare të saj.

Në njoftim thuhet se refuzimi i sotëm i kërkesës së z. Beleris për lirim nga burgu, që të mund të merrte detyrën si kryetar i ri i Bashkisë Himarë, pengon drejtpërdrejt betimin e tij dhe shkakton problematikë të thellë për qëllimet reale që qëndrojnë pas ndjekjes së tij.

Ministria e Jashtme ka njoftuar se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe pret respektimin e të drejtës së pafajësisë, deri në zhvillimin e gjyqit, element themelor i shtetit ligjor, nga shteti fqinj.

Kujtojmë se Greqia është me qeveri të përkohshme deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja në 25 qershor.

Gjithsesi lajmi se kandidati i zgjedhur i Bashkisë së Himarës do të vijojë të mbetet në masën e arrestit në burg e kanë transmetuar të gjitha mediat greke.

Scroll to Top