Bananet janë fruta shumë të përhapur. Krahas shijes, ato kanë një numër të lartë të benefiteve për organizmin.
Bananet renditen në 4 nga frutat më të shëndetshëm në botë. Mirëpo, çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse i konsumoni 2 banane në ditë?
Tensioni i gjakut – konsumimi i dy bananeve në ditë ndihmon në ruajtjen e parametrave normalë të tensionit të gjakut. Prania e kaliumit dhe e natriumit në këtë frutë ndikon, që të mbahet një shtypje normale e gjakut.
Rreziku nga kanceri – konsumimi i shumë frutave dhe perimeve ndikon në zvogëlimin e rrezikut të prekjes sidomos nga kanceri i zorrëve. Prania e vitaminës C në banane mundëson luftimit e radikaleve të lira, të cilat janë shkaktare të kancerit.
Shëndeti i zemrës – Konsumimi i vetëm dy bananeve në ditë mund të përmirësojë shëndetin dhe funksionimin e zemrës. Fibrat dhe vitaminat që këto fruta përmbajnë ndikojnë në këto veti të bananeve.
Shëndeti i zorrëve – Diarreja dhe shtrëngimi i zorrëve janë disa nga problemet më të shpeshta te njerëzit. Nëse konsumoni banane dhe balanconi dietën tuaj, ju do të përmirësoni këto probleme.
Energjia – Bananet janë shumë të mira sidomos për personat, të cilët ushtrojnë aktivitete fizike dhe kanë nevojë për energji.jetoilumtur.al/