Një 46-vjeçar në Pukë ka plagosur veten me thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 të së mërkurës dhe shtetasi me inciale M. P., është transferuar nga banesa e tij për në spital në mënyrë që të merrte ndihmën mjekësore të nevojshme.
Sipas deklarimeve të familjarëve të tij, 46-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.