Vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës, zbardhet dëshmia e fëmijëve

Editor
2 Min Read

Gjykata e Durrësit mbylli në qeli Xhemal Lokën me akuzën se ka shtyrë drejt vetëvrasjes gruan e tij pas dhunës së vazhdueshme fizike e psikologjike. Katër fëmijët e çiftit zbuluan të gjithë tmerrin e kaluar, dhe thanë se kanë filmime kur babai e godet me shkelma nënën dhe e kërcënon ta vrasëabout:blank

45 vjeçari para togave të zeza sot, dhunën e quajti debat normal si në çdo familje shqiptare, dhe shkakun pse gruaja e tij piu fostoksinë e gjen tek një profil në Tik-Tok që denigronte figurën e saj por deklarimet e fëmijëve.

Por nga deklarimet e fëmijëve dhuna fizike dhe psikologjike ishte e përsëritur. I ati nuk e lejonte mamanë e tyre të shkonte as tek e ëma dhe vëllezërit.

Në deklarimet që ka dhënë më 6 janar fëmija i mitur i çifit Loka ka treguar se babai gjithmonë e ka dhunuar

“Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi… krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin.

I ka thanë mamit lloj lloj fjalësh, i ka thënë do të vras … e ka ofenduar me fjalë të rënda… e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri … babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im … dhe të gjyshja ime … ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thosh që ske për të shku”, “Babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat… i thosh që ke dashnor, i thosh që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *