JiL.al - Jeto i Lumtur

VIDEO/ Bledi Mane lëshon ‘perlën’ e radhës gjatë mbrëmjes së djeshme në BBV, ja ironia ndaj moderatores

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Bledi Mane e ka deklaruar publikisht se është penduar për faktin që sakrifikoi rrugëtimin e tij në “Big Brother” për çiftin Luiz-Kiara.

Tashmë duket se ka hyrë me ide të qarta kundër çiftit, sidomos Kiarës.

Ironitë ndaj saj nuk i ka kursyer as kur bëhet fjalë për nominimet.

Ashtu siç e ka shprehur mendimin e tij, Kiara nuk e do Luizin, por famën krah tij.

Teksa në dhomën e rrëfimit duhet të jepte dy emra, dy arsye, për nominimet, gazetari nuk e ka kursyer ironinë për Kiara Titon.

“Nominoj Qetsorin dhe Bora Zemanin, më fal Kiara Titon”, duke nënkuptuar se e vetmja gjë që i intereson Kiarës është fama.

Scroll to Top