VIDEO/ Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, hetuesit rindërtojnë skemën e përgatitjes së atentatit

Jil
Jil
2 Min Read

Teksa hetimet janë drejt mbylljes, Prokuroria ka ndërtuar të gjithë skemën e përgatitjes së atentatit që i mori jetën biznesmenit Ardian Nikulaj. 

Në mjetin e marrë me qera, Edmond Haxhia i priti të gjithë bashkëpunëtorët e tij për vrasjen e Ardian Nikulaj.

Një krim i planifikuar në të cilin vetëm njëri kishte rolin e qitësit e të tjerët të informatorit. mbasi hyri në Shqipëri në nëntor 2022 sipas të dhënave që po përkthehen për palën angleze, Haxhia priti në shkurt 2023 Ruben Saraivën, të cilit sakaq i kishte siguruar një motor që e bleu me akte noteriale në emër të të fejuarës.

Megjithë planin, kamerat e sigurisë që shfaqin Haxhinë në aeroport teksa takon portugezin konsiderohen si prova nga hetuesit.

Në 4 prill në Shqipëri mbërrin sipas grupit të hetimit çifti i parë i vëzhguesve dhe përgjatë datave 6 dhe 7 prill Saraiva tenton të kryejë eliminimin e Nikulaj. Por grupi i hetimit shton se portugezi dështoi.

Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Harriet Bridgeman tanimë të arrestuar dështuan në ndjekjen e shënjestrës dhe sipas akuzës ata u larguan. Në 11 prill mbërrin vëzhguesi i katërt Harry Simson, që ja del.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *