JiL.al - Jeto i Lumtur

Videoskandali në bashkinë e Kukësit, zbardhen bisedat e Alma

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në dosjen e siguruar nga Prokuroria, evidentohen biseda mes Alma K dhe një personi me emrin Abedin, ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit.

Në telefonin e Alma K, SPAK ka gjetur një video të krijuar në datën 13 qershor 2023 me kohëzgjatje 2 minuta e 47 sekonda, ku e pandehura identifikohet si personi A dhe shtetasi me emrin Abedin si personi B.

A: Dëgjo mua me duhej patjeter ajo video

B: A po mgjon mu o shok, do vi) video te q*** motren e videove me dëgjo mua

A: o Abedin tani po flasim tamam per zotin me duhet patjeter

A: Jo, Jo une nuk di kush e ka mare vesh tani se une jam e pambrojtur ate gje e dije vetem ti, une nuk e di kush e ka mare vesh per koke te djalitabout:blank

B: Dëgjo mu ti ke fol me Salën vet

A: Po Jo mo Jo, se skam fol fare une me Salen o Abedin, e ballafaqojmë skam pune une as me Sale as me nji o, une po te them vetem me ty, ca Sale
Në një bisedë të datës 15 qershor 2023, Alma K, kërkon sërish materialin nga Abedini, pasi donte ta paraqiste në një ambasadë për të kërkuar mbrojtje.about:blank

A: Tani o Abedin po flasim tamam per kokë të djalit, besoj se bashkë lidhëm besen, mua me duhet ajo karte, ta paraqes diku këtu në ambasadë.

about:blank

B: E di si eshte problemi, unë nuk e kam më po më ra në dorë.

A: Po o Abedin tani unë kartën, o Abedin tani karten ti e mbajte mos më thuaj smë ka rënë gjë në dorë për kokë të djalit.

B: Po nuk e kam moj për kokë të fëmijëve.
Bisedat kanë vijuar edhe në datën 16 qershor ndërkohë që para publikimit të videos, teksa komunikon me gazetarët dhe kontaktet e saj, Alma K shpreh frikë për publikimin e materialit nga një person me emrin Abedin.

Videoskandali në bashkinë e Kukësit, zbardhen bisedat e Alma K me

E hetuara Alma ka njohje dhe komunikime me shtetasin Abedin Oruçi edhe para regjistrimit te videos ne zyren e kryebashkiakut, dhe bisedojne ne lidhje me marren e një sendi që në datë 6 qershor 2023 por nuk permendin natyrën e këtij sendi.
Nga kqyrja e rrjeteve sociale, SPAK thotë se Alma K ka komunikuar me shtetasin me emrin Abedin Oruçi në mesenger nga data 22 shtator 2022.     

Scroll to Top