JiL.al - Jeto i Lumtur

Vidhet gjimnazi në Malësi të Madhe, ja çfarë morën gjatë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shkolla e mesme në fshatin Gruemirë, në Malësinë e Madhe ka rënë pre e një grabitjeve gjatë natës së të martës.about:blank

Policia përmes një komunikate zyrtare bën me dije se grabitësit kanë vjedhur disa pajisje kompjuterike që përdoreshin nga nxënësit në këtë shkollë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

“Malësi e Madhe/Gjatë natës janë vjedhur disa pajisje kompjuterike në shkollën e mesme të fshatit Gruemirë. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve”,

 thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top