Vijojnë sulmet me Izraelin, vriten katër palestinezë në Bregun 

Editor
2 Min Read

Katër palestinezë u vranë të martën nga një sulm me dronë gjatë një bastisje të ushtrisë izraelite në qytetin Xhenin dhe kampet e tij në Bregun e uzurpuar Perëndimor, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë dhe agjencia palestineze e lajmeve, WAFA.Ushtria izraelite konfirmoi se i ka sulmuar me dronë dhe i ka vrarë një numër të paspecifikuar të palestinezëve, për të cilët tha se u panë duke hedhur mjete eksplozive dhe duke shtënë ndaj forcave të saj.about:blank

Ajo tha se trupat e saj po vepronin për “të zbuluar mjete shpërthyese të vendosua nën rrugë për t’i sulmuar forcat e sigurisë”.

Palestinezët përleshen me forcat izraelite gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve palestinezë, Balata, në lindje të Bregut të uzurpuar Perëndimor, 23 nëntor 2023. Ato gjetën armë, municion dhe mjete shpërthyese, e shkatërruan një objekt për ndërtimin e bombave dhe zbuluan tunele, tha ushtria izraelite në një komunikatë.Ndërkohë, një person u plagos në një sulm në lagjen Al-Siba në qytetin e Xheninit, raportoi WAFA.

Forcat izraelite po i rrethojnë tri spitale në këtë pjesë, sipas saj.

Para këtij sulmi, Ministria e Shëndetësisë raportoi se 275 palestinezë janë vrarë në Bregun e uzurpuar Perëndimor prej se Hamasi – grupi radikal palestinezë i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – kreu një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit./REL

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *