Vijon lufta në Ukrainë, trupat ruse bombardojnë territorin ukrainas

Editor
2 Min Read

Një total prej 31 dronësh janë nisur nga Rusia drejt territorit ukrainas natën e mbrëmshme, por 30 prej tyre janë rrëzuar, ka thënë të shtunën ushtria ukrainase.about:blank

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka qenë në mesin e qyteteve të shënjestruara. Komandanti rajonal ushtarak, Serhiy Popko, ka thënë se nuk ka raportime për të plagosur, pas rrëzimit të copëzave të raketave.
Rusia e ka rritur së fundi shkallën e sulmeve ajrore mbi Ukrainë, duke nisur dronë dhe raketa balistike.

Në dimrin e vitit të kaluar, sulmet kanë pasur shënjestër sidomos infrastrukturën e energjisë. Dronët, të cilët janë të mbushur me lëndë shpërthyese, janë kryesisht të prodhuar prej Irant.

Mirëpo, sistemet raketore për mbrojtje, të cilat i janë dorëzuar Ukrainës nga vendet aleate, janë duke e bërë punën e tyre, duke e mbrojtur Ukrainën prej shumicës së sulmeve të tilla.

Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *