Zjarri në pikën e skrapit në Kurum të Elbasanit vijon ende edhe gjatë natës.about:blank
Vatra u krijua rreth orës 11:15, dyshohet nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike. Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë ekipet zjarrfikës po punojnë për vënien në kontroll të flakëve, por ende pa rezultat.
Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha se ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit është e pamundur pasi zjarri ka përmasa të mëdha dhe më efektive është ndërhyrja tokësore. Ai theksoi se problemi më i madh është ndotja dhe se zjarri mund të vijojë deri nesër, ndërsa gjendja nuk përbën rrezik as për zonën dhe as për banorët.
“Zjarri nuk mund të fiket nga ajri sepse krijon më shumë oksigjen. Veprimi që po kryhet aktualisht për heqjen e të gjithë skrapit ngjitur me masivin, për të krijuar një perimetër të djegshëm dhe eliminimin e masës tjetër. Janë marrë masat për të rritur në maksimum sigurinë e punonjësve të mbrojtjes nga zjarri, por edhe të punonjësve të tjerë që po punojnë aty”, tha Çako.