Fillimi i stinës së dimrit ka sjellë dhe uljen e temperaturave ku si pasojë është shoqëruar me rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat. Mes shumë viruseve në qarkullim, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik pohon se në qarkullim është edhe virusi respirator sinsincial, ose i njoh ur me termin RSV, i cili prek kryesisht të vegjlit dhe mund të shkaktojë fatalitet.
“Ka pasur raste, dhe raste të rënda me virusin respirator sinsincial, është një virus që prek fëmijët dhe moshat e reja dhe ato mbi 65 vjeç,” – u shpreh Bino.
Bino apelon që prindërit të paraqiten menjëherë tek mjeku, që në shenjat e para.
Nisur nga alarmi i dhënë për virusin respirator sinsincial, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, do të përfshijë në punën e tij testimin për këtë virus.
Për t’u mbrojtur nga virusi respirator sinsincial, për të rriturit tashëm është miratuar vaksina dhe Instituti i Shëndetit Publik, po punon për futjen e saj edhe në Shqipëri.