Në Shqipëri, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme u vunë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2023. Një numër i madh politikanësh, funksionarësh apo ish zyrtarësh, kryesisht të niveleve të larta të pushtetit qendror dhe atij lokalë, kapërcyen gjatë vitit, pragun e godinës së SPAK-ut në Tiranë, prej nga jo të gjithë dolën prej andej.about:blank
Si kurrë më parë, Drejtësia nuk po stepej dhe para emrave me peshë. Arrestimet dhe hetimet që përfshinë emra të rëndësishëm të socialistëve, ishin goditje jo të vogla për shumicën në pushtet, e cila bëri disa ndryshime në qeveri, ndërsa më herët kishte arritur fitoren më të thellë të regjistruar ndonjëherë në zgjedhjet vendore të 21 majit.
Një fitore e favorizuar dukshëm dhe nga një opozitë e përçarë dhe në ditët e saj më të errëta.